Koronavirusi po përhapet në mënyrë të frikshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 8,454 persona kanë humbur betejën me sëmundjen ndërsa numri i të prekurve e ka kaluar shifrën 300 mijë.

 

Presidenti Donald Trump i ka paralajmëruar sërish amerikanët të përgatiten për javën më të vështirë të pandemisë.

 

DONALD TRUMP


PRESIDENT I SHBA

 

“Ne po shkojmë drejt një kohe që do të jetë shumë e tmerrshme, me siguri një kohë që ne nuk e kemi parë kurrë në këtë vend. Ne po arrijmë në atë pikë ku do të shohim vërtet shifra të tmerrshme të humbjeve. Do të ketë shumë vdekje, për fat të keq. Ne do të vëmë në dispozicion të shteteve mijëra ushtarë, punëtorë të personelit mjekësor, infermierë profesionistë dhe mjekë.”

 

Trump iu bëri thirrje amerikanëve të përdorin maskat si masë parandaluese për përhapjen e sëmundjes. Shteti i Nju Jorkut vijon të mbetet më i godituri nga Covid-19, duke u bere epiqendra e pandemisë. 3,565 persona kanë vdekur, dhe më shumë se 114 mijë të tjerë janë infektuar atje. Kryetari i Bashkisë u ka dërguar mesazhe tetë milion banorëve të Neë Jorkut, duke u bërë thirrje punonjësve të kualifikuar të kujdesit shëndetësor që të bëhen vullnetarë.

 

“Kushdo që nuk është tashmë në këtë luftë, ne kemi nevojë për ju”, tha Bill de Blasio, duke bërë thirrje për ndihmë nga “çdo profesionist i kujdesit shëndetësor: Doktor, infermiere, terapist respirator t’i bashkohen betejës”

 

Por koronavirusi ka prekur edhe marinën amerikane. 155 antarë të ekuipazhit të avionëve USS Theodore Roosevelt, baza e të cilit është në Guam, janë infektuar me kovid 19.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *