Subscribe

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim edhe njëherë ka shprehur bindjen se Shqipëria do arrijë shumë shpejt të ketë një sistem drejtësie tërësisht funksional. Duke e krahasuar reformën me ngjitjen e një mali, Kim theksoi se maja mund të arrihet vetëm me punë të përbashkët.

 

Një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmerrni për të vazhduar ngjitjen e malit. Ju po lëvizni në drejtimin e duhur, por unë e nxis Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të rendisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë. Sapo Këshilli ta bëjë këtë, kjo do të hapë rrugën për udhëtimin e Gjykatës së Lartë drejt majës së malit. Majën mund ta arrini vetëm nëse punoni së bashku.

 

Ambasadorja Kim nënvizoi se SHBA po bën gjithçka për të siguruar një Gjykatë e Lartë funksionale, e cila do të ndihmojë për t’u siguruar qytetarëve shqiptarë qasje në drejtësi, një pikë thelbësore për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Institucionet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Lartë, janë tashmë funksionale dhe reforma në drejtësi po sjell zhvillime dhe rezultate pozitive. Publiku shqiptar meriton të shohë se çfarë janë të afta të bëjnë këto institucione me të pasur kapacitet të plotë! Të gjithë jemi duke iu ngjitur së bashku majës së atij mali. Shqipëria është tani në kulmin e reformës reale në drejtësi. Mbështetja jonë për ju dhe sistemin do të vazhdojë! Do të takohemi në majë!

 

Këto deklarata ambasadorja e SHBA-ve i bëri gjatë një aktiviteti online  për Garantimin e një Drejtësie të Efektshme në Gjykatën e Lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *