Subscribe

Të të grabisin e dhunojnë me kafshatën e bukës në gojë. Ky tmerr është përjetuar nga dy të moshuar korçarë që ranë pre e një sulmi me maska brenda në banesën e tyre

 

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 21.45 të së hënës në lagjen 3 të qytetit të Korçës. Dy persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në banesën e çiftit të të moshuarve Foni dhe Afërdita Rapo të moshës reth 85 vjeç duke u grabitur me dhunë një sasi të hollash nga kursimet e tyre.

 

Dy të moshuarit po hanin darkë kur grabitësit e maskuar dhe të armatosur hynë në banesën e tyre. Burime të policisë thanë se është qëlluar me dorezën e pistoletës në kokë I zoti I shtëpisë për ta neutralizuar dhe më pas dy të moshuarit janë lidhur me dhunë pas krevatit. Grabitësit, pasi përvetësuan një shumë rreth 1 milion lekë të vjetra në banesën e çiftit Foni, u larguan të pa trazuar nga banesa e cila ndodhet në një nga lagjer karakteristike të qytetit.

 

Nga hetimet në vendngjarje, rezultoi se vjedhësit e dhunshëm e të maskuar hynë nëpërmjet murit rrethues  të një banese të afërt në shtëpinë e dy të moshuarve. Grabitësit kanë përfituar nga fakti se dy pleqtë jetojnë si çift  I vetmuar pasi femijët i kane në emigracion, si dhe kanë realizuar vjedhjen në një orë kur kishte interesim për ndeshjen e kombëtares shqiptare të futbollit.

 

Policia nuk ka bërë me dije se kush ndërhyri për lirimin e dy të moshuarve të lidhur e të dhunuar si dhe kush i ka telefonuar uniformave blu. Keta të fundit bën të ditur se dy pleqtë e terrorizuar u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit dhe po trajtohen jashtë rrezikut për jetën. Ky nuk është rasti i parë i grabitje me armë e maska në juglindje të vendit madje dhe në banesa, por deri tani policia nuk ka asnjë të ndaluar për rastet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *