Subscribe

Qindra mijëra studentë kanë bllokuar rrugët e Parisit në shenjtë proteste kundër taksave të reja ndaj arsimit.

 

450 institucione arsimore pezulluan mësimin, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme e student marshuan në rrugët e Parisit.

 

Ata kërkuan lehtësimin e procedurave të pranimit në institucionet e larta arsimore dhe uljen e tarifave të shkollimit.

 

Sindikatat e studentëve thane se do te vazhdojnë protestat e tyre të paktën deri në fund të javës.

 

Tubimet e studentëve në Francë vijnë pas një vale protestash të dhunshme të “jelekëve të verdhë” të cilët kërkuan uljen e çmimit të naftës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

 

Ndërkohe opozita franceze kundërshtoi planin e masave te presidentit Emanuel Makron. Sipas saj rritja e pagës me 100 euro është e pamjaftueshme. Jelekët e verdhe paralajmërojnë se do te dalin serish ne shesh fundjave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *