Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, sqarojmë se nga verifikimet rezultoi se i plagosur me armë zjarri, në dorë, ishte shtetasi M. M., 51 vjeç.
Policia ka shpallur në kërkim Roeni Noka dhe Oligert Ndreca, secili 18 vjeç banues në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, Kurbin, pasi janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin Marketin Marku dhe kanë plagosur 51-vjeçarin, me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit Oligert Ndreca, dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.
I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, sqarojmë se nga verifikimet rezultoi se i plagosur me armë zjarri, në dorë, ishte shtetasi M. M., 51 vjeç.
Gjithashtu, informojmë se pas veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ato të DVP Lezhë, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. N. dhe O. N., secili 18 vjeç dhe banues në Mamurras, të cilët dyshohet se e kanë plagosur 51-vjeçarin, me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit O. N., dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.
I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale.
/vizionplus.tv





