Subscribe

Imami Ahmed Kalaja reagoi pas ngjarjes së rëndë që u shënua këtë të hënë në xhaminë që ndodhet te Rruga e Kavajës në Tiranë. Duke ngritur dyshimet edhe për një akt terrorist, Kalaja shpjegoi sesi rrodhi ngjarja.

 

“Sot pas dreke, ndodhi një akt barbarie pranë xhamisë., një njeri I armatosur me një thikë godet besimtarët me një thikë. Nuk mjaftohet vetëm me goditjen e besimtarëve brnda xhamisë, por gosdet edhe njerëzit që ishin në rrugë. Situate është nën kontroll, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Shpresojmë që të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist, por një njeri me të meta mendore që e ka bërë diçka të tillë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.”

 

Autori i plagosjes, Rudolfë Nikollaj u prangos nga policia, ndërsa për të plagosurit nuk ka rrezik për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *