E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosi fqinjin në sy të gruas dhe fëmijëve, lihet në burg 69-vjeçari

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Gjergj Gjinin, autori që plagosi me armë zjarri Hilë Gjinin. Vendimi është marrë këtë të premte.

 

Reklamë

Gjatë seancës, 69-vjeçari dyshohet të ketë thënë se ai ka patur konflikte të vazhdueshme me të dhe se i kishte zënë pritë për ta trembur, duke shtuar se nuk kishte qëllim që të qëllonte në drejtim të tij.

 

Reklamë

Gjini po dërgonte fëmijët e tij në shkollë, kur Gjergj Gjini i preu rrugën dhe e qëlloi me armë zjarri. E shoqja dhe fëmijët panë të gjithë skenën.

 

Ndërkohë, avokati i 69-vjeçarit Petrit Mhilli kërkoi një masë më të butë ndaj klientit të tij, duke pretenduar se vuan nga probleme shëndetësore me zemrën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë