Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi pezullimin e tenderit per ndertimin e lotit te pare te unazes se re me vlere 18 milione euro.

 

Ne nje deklarate zyrtare, ARRSH sqaron se ka dyshime per manipulim te dokumentacionit nga nje prej firmave, e per pasoje do te kerkoje sqarimin e ceshtjes nga autoritetet amerikane.

 

Autoriteti veren se tenderi i zhvilluar eshte kryer sipas percaktimeve ligjore, i zhvilluar ne menyre elektronike permes agjencise se prokurimeve publike.

 

Autoriteti kontraktor ka nënshkruar kontratën me bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba X” dhe “D-H Albania, – degë e shoqërisë së huaj”.

 

Firmosja eshte bere pasi eshte verejtur se dokumentet jane ne perputhje me kriteret e dhena ne dokumentet e tenderit.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar shton se nuk ka patur ndonjë indicie që vë në dyshim vërtetësinë e dokumentave të paraqitura e cila do mund të çonte në një procedurë verifikimi paraprak.

 

Megjithate, deri ne sqarimin e plote te ceshtjes, tenderi do te pezullohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *