Valle, muzikë, e kostume nga të gjitha krahinat shqiptare, shpalosen ngjyra dhe melodi për pesë ditë radhazi në Amfiteatrin e Parkut të madh të Liqenit. Çdo mbrëmje u ngjiten në skenë katër grupe folklorike që performuan për publikun kryeqytetas repertorin më të mirë të të gjitha zonave. Si një festë e përnatshme ku u ndërthuren e u prezantuan kulturat, ritet dhe kostumet e traditës, festivali “Etnofolk” rrugëtoi këtë vit nga Gjirokastra në Tiranë, për t’u shndërruar në një traditë të kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *