Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të hëne në zonën e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ku një grup banorësh i rezistuan përmbarimit për mos lejimin e prishjeve të banesave.

 

Në një postim në Twitter, Rama teksa i ka cilësuar si të trishtueshme pamjet nuk i ka kursyer dhe akuzat në drejtim të medias.

 

Sipas Ramës qeveria nuk ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave ndërsa ka sqaruar se policia e ka për detyrim ligjor që t’i përgjigjet përmbarimit.

 

“Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje!Qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet Përmbarimit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *