Publikimi i një formulari që sipas PD është marrë nga zyrtarët socialiste për ti bërë presion punonjësve të administratës, mësuesve , mjekëeve dhe infermiereve ka sjell përplasja në distancë mes palëve politike. Gazmend Bardhi shkruan se shqiptarët I kanë bërë parë mirë Erjon Bracet e PS edhe në dosjet 184 dhe 339.

 

Erion Braçe të mos fyejë shqiptarët, se nuk i hanë më mashtrimet bajate! Ata i kanë parë erionbraçet e PS në dosjen 184 dhe 339 duke shantazhuar administratën dhe mësuesit për të votuar PS. Formulari është shpërndarë nga PS dhe këtë Erion Braçe e di shumë mirë. Po aq mirë e dinë punonjësit e ndershëm të administratës publike që sot ndjejnë mbi kurriz presionin e bandës në pushtet.

 

Bardhi shton se presioni ndaj administratës është vepër penale dhe ky formular duhet hetuar .

 

Presioni ndaj administratës për të favorizuar në zgjedhje partinë në pushtet, është vepër penale. Erjon Braçe dhe kushdo tjetër bën mirë ta mësojë këtë! PD është e vendosur të përballë këdo me ligjin për çdo shkelje. Një hetim serioz, duhet të nisë që tani, për të zbuluar kupolën e PS, të përfshirë në shkelje ligji, jo vetëm me presionin ndaj administratës, por edhe për pazaret e dëshpëruara me bandat! Dhe meqë jemi tek pazaret me bandat: Erion Braçe bën mirë të flasë për firmën e tij në projektin e rikthimit të kumarit në rrugët dhe kullat qendrore të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *