E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Përplaset luftanija amerikane, 7 marinarë të zhdukur

Një luftanije amerikane është përplasur me një anije tregtare në brigjet e Japonisë. 7 marinarë rezultojnë te zhdukur, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e aksidentit të ndodhur në një zonë me lundrim të madh të anijeve. Dy prej të dëmtuarve u transportuan me helikopter në spital.

 

Destrojeri USS Fitzgerald u përplas me një anije me flamur filipinez. Përplasja ndodhi pranë qytetit port japonez, Yokosuka, ku është e stacionuar edhe një flotë amerikane. Mjete lundruese amerikane dhe roja bregdetare japoneze u bashkuan në kërkimet për gjetjen e të humburve. Pjesëtarët e ekuipazhit të anijes tregtare nuk pësuan lëndime.

 

Luftanija 154 metra e gjatë nuk pati rrezik mbytjeje pas dëmtimit nga përplasja. Sipas të dhënave të marinës japoneze, anija tregtare kishte ndryshuar papritur kursin dhe arsyet e këtij veprimi janë ende të panjohura.

Më shumë video

Reklamë