Të paktën 17 njerëz  kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur, pasi një avion i vogël ushtarak u rrëzua në një zonë banimi në afërsi të qytetit pakistanez të Rawalpindit.

 

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se pesë anëtarë të ekuipazhit dhe 12 civilë kanë vdekur.

 

Avioni ishte në një fluturim rutinor stërvitjeje kur u rrëzua dhe mori flakë duke përfshirë disa shtëpi.

 

Ndërkohë akoma nuk dihet asnjë informacion mbi shkaqet e rrëzimit të avionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *