Një aksident është shënuar këtë të martë në aksin rrugor Mamurras-Thumanë, në afërsi të lagjes “Demokracia”.

 

Nga përplasja e dy automjeteve, mësohet se drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur.

 

Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *