Një 41 vjeçar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi përndiqte një grua.

 

I ndaluari është shqiptari me iniciale A.G, 40 vjeç, i cili përndiqte një grua të cilën e njihte prej kohësh. Ndërkohë nuk bëhet i ditur identiteti i gruas së përndjekur nga shqiptari, i cili i kërkonte fillimisht me mirësjellje dhe më pas në formë agresive që të bëhej e dashura e tij.

 

Italiania gjithmonë e refuzonte duke dashur që ta mbante marrëdhënien vetëm në aspektin e miqësisë, dhe pas këmbënguljeve të shqiptarit e ka raportuar në Komisariatin e zonës.

 

Në deklaratën e saj në polici, gruaja ishte shprehur se ishte detyurar që të ndryshonte mënyrën e jetesës dhe zakonet e saj për të shmangur 41-vjeçarin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *