Reshjet e shumta të shiut kanë përmbytur nënkalimin në Fushë-Mamurras, e për pasojë dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara në rrugë.

 

Autostrada Milot-Thumanë pranë nënkalimit në Fushë-Mamurras është gjendur nën ujë si pasojë reshjeve masive të shiut.

 

Drejtuesit e automjeteve janë detyruar të përshkojnë rrugën dytësore, ose të kthehen mbrapsht, për të mos rrezikuar.

 

Shkak i përmbytjes është bërë bllokimi i zgarave që shërbejmë për kullimin e ujërave, ndërsa asnjë punonjës i mirëmbajtjes nuk ka ndërhyrë për zgjidhjen e situatës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *