Subscribe

Organizata Freedom House ka publikuar këtë të mërkurë raportin e titulluar “Vendet në tranzicion 2020”.  Sipas këtij raporti, Shqipëria, krahasuar me një vit më parë, ka shënuar rënie në nivelin e demokracisë. Vendi ynë edhe këtë vit renditet në kategorinë e regjimeve hibride me demokraci në tranzicion, duke shënuar rënie në qeverisjen demokratike dhe procesin zgjedhor.

Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë është 7 më i larti, Shqipëria nga 3.89 pikë që kishte vjet, këtë herë paraqitet me 3.82 pikë.

RAPORTI I FREEDOM HOUSE

Nga Tirana në Tbilis, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet. Në fakt, ata janë gjithnjë e më pak të interesuar për diskutim.   Përballë kësaj situate, bojkoti  është një përgjigje e kuptueshmeBojkotimi i parlamentit i forcon ata që janë në pushtet , por  dëmton zgjedhësit, zërat e të cilëve nuk përfaqësohen më. Gjithashtu dëmton qytetarët në përgjithësi, të cilët vuajnë nga krizat e qeverisjes.

Michael Smeltzer, analist kërkimor i këtij raporti, ka thënë për Zërin e Amerikës se përfundimet e këtij viti per Shqipërinë janë vërtet shkurajuese.

MICHAEL SMELTZER

ANALIST KERKIMOR, FREEDOM HOUSE

Ne arritëm në përfundimin se udhëheqësit dhe politikanët në rajon, po heqin dorë edhe nga fasada e demokracisë. Kjo do të thotë që maskat janë hequr. Udhëheqësit dhe politikanët nuk po fshihen më as pas respektimit formal të demokracisë, duke sulmuar hapur institucionet demokratike.

Konkluzionet e këtij raporti presidenti Ilir Meta i ka quajtur një kambanë alarmi.

ILIR META

PRESIDENT I SHQIPERISE

Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House”. Përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia në qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë. Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian. 

Kryetari i opozitës Basha reagoi gjithashtu për raportin.

Sipas tij, dokumenti tregon se qeverisë i ka rënë maska false e demokracisë.

Ndërkohë, Mali i Zi dhe Serbia kanë shënuar përkeqësim, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina dhe Kroacia kanë mbetur në të njëjtën pozitë.

 Përparim të lehtë ka shënuar Maqedonia e Veriut, Ndërkohë që Kosova është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që për të pestin vit radhazi ka shënuar progres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *