Du aksident të rënda janë shënuarf pasditen e kesaj te marte në territorin e Bashkisë Divjakë.

 

Pas vdekjes se Leonard Dushkut,  drejtues i nje mjeti qe doli nga rruga ne aksin Gradishte-Spolat, 30 minuta me vone eshte shenuarf nje tjeter aksident vdekjeprures kesaj radhe në aksin rrugor “3 urat-Çermë”.

 

Dalja nga rruga e nje makine, i ka shkaktuar vdekjen shtetases me iniciale Hasime Alcani ndersa shoferja Burbuqe Alcani, vajza e viktimes, ndodhet e plagosur ne spital.

 

 

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *