Ka përfunduar numërimi në Bashkinë e Lushnjes.

 

Eriselda Sefa nga radhët e Partisë Socialiste ka marrë mbi 58% të votave, duke fituar kështu garën për këtë bashki.

 

Sefa ka marrë 21.476 vota dhe që PS ka pësuar një rritje me 5.61% krahasuar me 2021. PD-ja e Lulzim Bashës ka pësuar një tjetër humbje të thellë duke dalë i treti. Kandidati i Bashës, Indrit Sefa ka marrë 3877 vota, e ndërsa me një diferencë të thellë nga ai, kandidati i koalicionit Berisha-Meta është renditur i dyti me 11.191 vota.

 

Pas Vorës dhe Rrogozhinës kjo është bashkia e tretë që merret nga socialistët. Në Vorë, ku votimi dhe numërimi ishte elektronik u shpall fitues kandidati i PS Blerim Sheraj. Edhe në Rrogozhinë ka fituar kandidati i PS, Edison Memolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *