Pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës në Berat, policia ka vënë në pranga shoferin.

 

Shtetasi Ergys Petro u arrestua sepse teksa drejtonte makinën e tij tip “Benz”, humbi kontrollin dhe përfundoi brenda një dyqani elektroshtëpiakesh.

 

Për pasojë u dëmtuan pesë persona, katër prej të cilëve kalimtarë, ndërsa një pasagjer në makinë.

 

Një prej këmbësorëve është dërguar te Trauma në Tiranë sepse i nevojitet trajtim më i specializuar për plagët e rënda.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *