Petrit Arapi, 56-vjeçari që akuzohet se ka lënë shtatzënë një 20-vjeçare me aftesi te kufizuara ka mbetur në qeli. Ai ka dalë mëngjesin e kësaj të hënë para togave të zeza në Gjykatën e Fierit dhe trupi gjykues ka dhënë masën e arrestit “burg pa afat”.

 

Ai përballet me akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale” me persona të paaftë për t’u mbrojtur.

 

Mësohet se 20-vjeçarja është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

 

Familjarët e vajzës kanë bërë denoncimin në polici pas dyshimeve që kishin për abuzimin e kryer nga 56-vjeçari të cilin e kishin fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *