Tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë Nertina Kosova, Nure Dreni dhe Albana Boksi. Shorti për përzgjedhjen e tyre është hedhur këtë të enjte nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

 

Kryesuese e trupit gjykuese do të jetë Albana Boksi, ndërsa dy anëtarë do të jenë Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

 

Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të “Habilajve”, për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 8 vite burg. Ndërkohë, gjykata e dënoi atë me 5 vite burg që u konvertua me 3 vjet shërbim prove. Dosja “Tahiri” u ankimua nga avokatët, të cilët kërkojnë pafajësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *