Komisioneri i urgjencës në Itali tha se për herë të parë gjatë pandemisë, Italia ka më shumë respiratore se sa pacientë të infektuar me COVID-19 që ndodhen në kujdes intensive.

“Kjo na jep forcë për të ecur përpara”, tha Domenico Arcuri këtë të martë. Aktualisht regjistrohen mbi 2.500 pacientë që marrin kujdes intensive.

“Vuanim kur çdo natë na duhej të caktonin se ku duhet t’i dërgonim këto pajisje që shpëtojnë jetë, në një kohë kur respiratorët nuk ishin të mjaftueshëm për të gjithë ata në nevojë. Nuk do ia uroja askujt këtë lloj eksperience, dilemën e të zgjedhurit se cili spital do t’i merrte këto pajisje”, shtoi ai.

Ditët e fundit, numri i pacientëve që ndodhen në kujdes intensive është ulur ndjeshëm. Italia shënon numrin më të lartë të vdekje, mbi 24 mijë. Javët e para të shpërthimit të virusit në Itali, spitalet u tejmbushën, veçanërisht në Veri, atje ku rastet me COVID-19 ishin më të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *