Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u takua këtë të hënë me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, Peleshi shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin maksimal për të çuar përpara projektet madhore të përbashkëta dhe fuqizimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Pata kënaqësinë të zhvilloj sot një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Znj. Yuri Kim. I bindur dhe me përkushtimin maksimal për të cuar përpara projektet madhore të përbashkëta dhe fuqizimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Përzgjedhja e Shqipërisë për të realizuar “Defender Europe 2021” ku mbi 6000 trupa amerikanë do të kryejnë stërvitjen më të madhe ndërkombëtare në Shqipëri, është një tjetër element që tregon mbështetjen e SHBA në fuqizimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura”, shkruan Peleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *