Subscribe

Skema e mbështetjes financiare nuk përfshin vetëm fermerët e mëdhenj, por edhe ata që kanë dy dynym tokë dhe duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre. Ministri Niko Peleshi nga Korça ka sqaruar se mund te përfitojnë të gjithë fermerët që kanë nevojë për investim. Por ai thotë se për ti dhënë një zhvillim sektorit bashkëpunimi mes tyre për të krijuar ferma me sipërfaqe të mëdha krijon lehtësi.

 

Vetëm në 10 ditë, pranë agjencisë së zhvillimit bujqësor rural kanë aplikuar 3000 fermerë.

 

Ministri ishte në Libonik të Korçës ku inspektoi disa baxho që kanë plotësuar kriteret dhe tashmë do të aplikojnë për të përfituar fonde nga ministria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *