Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndur sot dialogun, mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha.

 

Në një deklaratë për mediat sot nga PDIU thuhet se “PDIU vlerëson faktin se për herë të parë zgjidhja politike mes Mazhorancës dhe Opozitës po kërkohet në zyrën e Presidentit të Republikës dhe jo me ndërmjetës të huaj”.

 

“Kriza aktuale nuk cënon vetëm partitë politike, por Shqipërinë dhe shqiptarët. Prandaj, u bëjmë thirrje palëve të ngrihen në nivelin e duhur për të bërë lëshime reciproke e për të dhënë zgjidhje në emër të Atdheut të vetëm që kemi! Ne kemi Veç Një Atdhe, që i kemi dhënë vazhdimisht kriza. Tani është koha t’i ofrojmë zgjidhje!”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *