Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas kërkesës së bërë nga organi I akuzës për shtim personeli me 200 veta.

 

Në një reagim në “Facebook”, Bylykbashi duke bërë një paralelizëm me shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA, Jeff Sessions, u shpreh se prokurorja e përkohshme Arta Marku që u votua kundër Kushtetutës duket se do të rrijë dhe katër vite.

 

Duke ironizuar Bylykbashi tha se është mirë që t’i huazojmë SHBA-së reformën në drejtësi pasi do t’i kishim kursyer një muaj debat për Gjyqtarin e Gjykatës Supreme.

 

“Vetem Arta mbetet‎. Jeff Sessions, Prokurori i Pergjithshem i SHBA qe u caktua sipas Kushtetutes per te pakten 4 vite u shkarkua nga Presidenti Trump pas vetem dy vitesh.‎ Ama, Arta Marku, Prokurorja e Pergjitheshme e Perkoheshme qe u votua kunder Kushtetutes vetem per 2 muaj, po mbush vitin ne detyren e saj te perkoheshme, madje kerkon 200 veta shtese ne personel. Nuk eshte cudi qe ajo te rrije 4 vite.‎ Kjo reforma jone ne drejtesi duhet eksportuar sepse rezulton nje “sukses” qe te le pa fryme. Per shembull, do t’i kishte kursyer Amerikes nje muaj debat per gjyqtarin e Gjykates Supreme, sepse nuk do  kishin gjykate fare.‎”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *