Sloganet e simbolet nuk kanë munguar as në protestën e kësaj të shtune të organizuar nga opozita.

 

Duke qenë se reshjet e shiut kanë qenë prezente gjatë pasditës, PD ka shpërndarë çadra për një pjesë të protestuesve ku shkruhet “Rama ik”.

 

Krahas këtij simboli, protestuesit e ardhur nga Lushnja kanë marrë me vete dhe shishe me qumësht. Shishe që simbolizojnë dhe protestën e fermerëve në lidhje me vendimin e qeverisë për çështjen e TVSH-së.

 

Slogani që do të shoqërojë protestën e opozitës do të jetë “Shqipëria ngrihet para Kryeministrisë”, ndërsa kërkesat do të jenë po të njëjtat, largimi kryeministrit Edi Rama e krijimi I një qeverie tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *