Partia Demokratike ka shpallur turizmin si projektin e madh kombëtar. Gjatë publikimit të vizionit të opozitës për turizmin, kryetari i PD Lulzim Basha ka premtuar se vetëm në këtë sektor do të hapen gjatë 4 viteve të ardhshme 40 mijë vende të reja pune.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Unë angazhohem të rrisim kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10%. Angazhohem të dyfishojmë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune.”

 

 

Basha ka premtuar zgjatjen e sezonit turistik duke zhvilluar edhe turizmin malor

 

“Kështu ne do të dyfishojmë kohën e qëndrimit të turistëve të huaj në vendin tonë.Do t’u japim atyre më shumë arsye stimuluese për ta vizituar Shqipërinë.Si rrjedhojë e këtyre masave qeveria e re angazhohet të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit!”

 

Basha ka theksuar se program i PD është plotësisht i realizueshëm duke u bërë thirrje qytetarëve që në 25 prill të largojnë me votë kryeministrin Rama.

 

“Nëse dikush nuk i plotëson angazhimet, nuk meriton të rrijë në detyrë pas 4 vitesh dhe jo më të kërkojë një mandat të dytë apo të tretë. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë sepse ata nuk janë të pashpresë.”

 

Partia Demokratike ka premtuar edhe uljen e TVSH-së për të gjithë operatorët në industrinë e turizmit në masën 6% dhe hartimin e paketave financiare për të mbështetur sipërmarrjet në zonat rurale e malore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *