Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ju përgjigj socialistit Taulant Balla, pas ftesës që ky i fundit i drejtoi PD që të bashkohet me PS për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

 

Në rrjetet sociale, Bardhi tha se PD mund të merret vetëm me hetimin e vjedhjes së votës. Çështjen e shkarkimit të Metës ai e quan një temë që synon të largojë vëmendjen nga vjedhja e votave.

 

“Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmangë vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *