Subscribe

Partia Demokratike përsëriti qëndrimin e saj se qeveria dështoi me mësimin online.

Sipas ish deputetit demokrat Endri Hasa, në 7 vitet e qeverisë socialiste janë zhdukur 18 milionë euro të programuara për dixhitalizimin janë zhdukur.

 

Në 7 vjet, qeveria e Edi Ramës ndërroi disa ministra arsimi, por ajo që mbeti ishte dështimi spektakolar me arsimin. Periudha e pandemisë nxori në pah se edhe shkollat e fëmijëve, si çdo gjë tjetër, janë parë nga kjo qeveri si një mundësi për të vjedhur. Dixhitalizimi i shkollave është një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës.18 milionë euro e shpenzuara për dixhitalizimin janë zhdukur, duke bërë që shkollat në Shqipëri të jenë krejt të papërgatitura për mësimin online. Për fat të keq, pasojë direkte e këtij dështimi të madh të qeverisë, është rënia e cilësisë së arsimit dhe rritja e nivelit të analfabetëve funksionale mes fëmijëve dhe të rinjve.

 

Dështimi i Edi Ramës, shton Endri Hasa, ka rritur analfabetët funksionalë në vendin tonë.

 

Banka Botërore llogarit se analfabetët funksionale në Shqipëri  e kalojnë 60%, një gjendje e përkeqësuar, pasi mësim të vertetë online gjatë karantinës pothuajse nuk pati dhe as tani që zhvillohet në mënyrë të pjesshme. Dixhitalizim ne shkolla nuk pati asnjëherë në keto 7 vjet dhe nuk pati as gjatë pandemisë. Nxënësit nuk kanë as tableta, as platformë dixhitale që funksionon dhe as kurrikula te dixhitalizuara, sepse qeveria nuk ka punuar kurrë për këtë.Në letra janë 18 milionë Euro për projekte dixhitalizimi dhe mësimi online, por në realitet nu eshte bere asgjë. Fëmijët shqiptarë nuk e meritojnë të jenë analfabetë funksionalë për shkak të kësaj qeverie dhe kryeministri të dështuar! Mjaft më me paaftësi dhe abuzim!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *