Partia Demokratike paditi në SPAK kryeministrin Edi Rama për 4 vepra penale në lidhje me zgjedhjet.

Selia blu njoftoi se në themel të padisë qendron kërcënimi dhe shantazhimi i Ramës për të punësuarit në arsim dhe shëndetësi përmes portaleve “Mësues për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqiëprinë”, ndërsa solli në vëmendjen bisedën e kreut të qeverisë me Milva Ekonomin.

“Rama u shpreh se të punësuarit në arsim dhe shëndetësi duhet të mbrojnë vendin e punës vetëm duke votuar PS .’Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre me votë. Në drejtim të paditur përfundon çdo gjë, edhe puna e tyre. Se e fillojnë prapë ata, se nuk dinë gjë tjetër’, citohet Rama në padi.”- shkruan PD. 

Për Partinë Demokratike, Edi Rama ka konsumuar 4 vepra penale, për te cilat i kërkon SPAK të hapë hetim: Shpërdorimi i detyrës; Korrupsion aktiv në zgjedhje; Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore; Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

Më tej, PD nënvizon se në administratën publike punojnë 185 mijë persona, nga 85 mijë që ishin të punësuar në vitin 2013.

“Nga këta 10 mijë persona janë punësuar vetëm gjatë muajve të fundit për qëllime elektorale, pa përfshirë 2.500 punonjës me kontrata të përkohshme në pushtetin lokal”- thuhet në padinë e PD.

“Me këtë veprim, vetë Kryeministri jo vetëm që ka cënuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por mbi të gjitha ka konsumuar një sërë veprash të rënda penale, pasojat e së cilave ndikojnë drejtpërsëdrejti në rezultatin e zgjedhjeve.”- thuhet në padinë e PD, që i kërkon SPAK veprime të shpejta e konkrete, me qëllim parandalimin e mëtejshëm të pasojave të këtij krimi elektoral dhe venien para përgjegjësisë të autorit të këtyre veprave penale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *