Subscribe

Vetingu i politikaneve ka hyre ne fazën e konsultimit me shoqërinë civile, një proces qe për opozitën është i panevojshëm dhe i shërben qëllimit për shtyrjen e skanerit për deputetet e ministrat.

 

Demokrati Enkelejd Alibeaj ka shkuar ne mbledhjen e Këshillit te Legjislacionit për te përçuar këtë mesazh.

 

“Teatër hipokrizie, për te shtyre nismën”.

 

Pas kësaj deklarate përfaqësuesi i vetëm i opozitës është larguar nga mbledhja, por kryetari i parlamentit ka theksuar se ndryshimi i ligjit themeltar te shtetit ka nevoje për diskutime te gjera.

 

“Hipokrizi do te ishte mos bënim konsultime, mos e paragjykoni votën ne fund te procesit”.

 

Sipas kalendarit te përcaktuar nga deputetet konsultimet me shoqërinë civile, pedagoge e studente do te vazhdoje për disa jave ne pritje qe ekspertet e komisionit te Venecias te sjellin opinionin e tyre për vetingun nga krimi te politikanëve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *