Demokratet jane kunder depolitizimit te administratës zgjedhore. Ndersa mazhoranca po punon per largimin e plote te komisionereve partiake nga administrimi i zgjedhjeve, eksperti i zgjedhjeve ne PD Oerd Bylykbashi shpjegon se nje administrate kaq te politizuar, ky propozim eshte i papranueshëm. Bylykbashi sjell ne vëmendje se edhe vete PS kur ishte ne opozite ne 2012 e ka refuzuar zëvendësimin e komisionereve partiake me nëpunës civile.

 

Opozita ka nje tjeter propozim per administrimin e procesit i cili pritet te behet publik javen e ardhshme kur PD do te shpalle draftin e saj per reformën zgjedhore. Nje nga elementet kyçe te ketij drafti është votimi elektronik, per te cilin palet jo thjesht kane ndertuar amendimet ligjore por edhe kane kontaktuar me kompani qe sigurojnë kete lloj votimi

 

Votimi elektronik mbetet nje nga çështjet e mëdha qe ne gjykojmë se do te ofroje zgjidhje shume te mire edhe per heqjen e duarve te komisionereve qe kane qellim kriminal per te manipuluar procesin elektoral dhe numërimin e votave. Aktualisht diskutimi është jo vetëm ne planin ligjor, por kemi pare edhe modele ekzistuese qe mund te bëjnë kete zgjidhje dhe fazat janë goxha te avancuara ne ketë pike dhe ne po ecim edhe me pakete ligjore ne ketë sens.

 

Bylykbashi thekson se opozita pavarësisht se po punon per nje draft te reformës eshte gati te ulet ne çdo kohe me partine socialiste per nje kod konsensual.

 

Ne i kemi bere oferte shume te qarte PS, ne jemi te gatshëm qe te ulemi tani me zgjidhje konkrete dhe vullnetin maksimal per te trajtuar problematikat dhe rekomandimet e ODIHR. Ne nuk fshihemi pas farsash  me komisione qe jane fantazma qe xhirojnë ne vend për çështje qe tashme janë kërkuar nga reforma zgjedhore ne 2018, por deri me sot kemi pas refuzim.

 

Sipas Bylykbashit konsensusi është e vetmja rruge per nje kuadër ligjor te besueshëm.

 

Askush nuk mund te besoje qe nje kod zgjedhor i votuar ne dhomën e mbyllur te PS e me pas me vulat e çdo lloj shumice qe prodhon PS ne parlament do ishte i besueshëm per shqiptaret.

 

Deri me tani e vetmja tryeze ku PD e PS janë ulur bashke jane tryezat e organizuara nga reforma zgjedhore, por përtej kesaj ende nuk ka kompromis per te bere nje reforme elektorale konsensuale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *