Partia Demokratike, përmes Dorjan Telitit vijon akuzat ndaj qeverisë për inceneratorët. Në një postim në “Facebook”, Teliti shkruan se kryeministri Edi Rama është pronari i vërtetë i 3 inceneratorëve.

 

Sipas tij, vëllimi i mbetjeve të trajtuara në vitin 2019 është rritur vetëm 15%, ndërsa shton se qeveria po planifikon që t’iu marrë shqiptarëve edhe 400 milion euro të tjera në vitet në vijim.

 

“ER pronari i vërtetë i 3 inceneratorëve që kanë gllabëruar deri më sot 75 milion euro nga paratë e taksave dhe s’kanë punuar kurrë, u thotë shqiptarëve se 37% më shumë shqiptarë mbulohen sot nga trajtimi i plehrave.  E vërteta është krejt ndryshe!  Vëllimi i mbetjeve të trajtuara në vitin 2019 është rritur vetëm 15%, ndonëse inceneratorët e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Klodian Zotos u kanë marrë shqiptarëve 75 milion euro dhe planifikojnë t’u marrin edhe 400 milion euro të tjera në vitet në vijim”, shkruan Teliti, krahas ilustrimit grafik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *