Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaron se kryeministri Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë, pasi është personi përgjegjës që varfëroi dhe largoi shqiptarët nga vendi.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Zhupa shkruan se kryedemokrati Lulzim Basha është modeli i politikanit europian, që mbart në karrierën e tij arritje historike për vendin.

 

“Lulzim Basha nuk ka asnjë lidhje me atë që përfaqëson Rama! Sepse të punosh për qytetarët sipas Ramës është dështim. Të punosh për krimin, jo! Të ndalosh mafien e ndërtimit, sipas Ramës është dështim, të jesh partner i saj dhe t’i pastrosh paratë me kulla shumëkatëshe, jo! Të ndërtosh shkolla kopshte e çerdhe, sipas Ramës, është dështim, të vjedhësh çdo qindarkë deri dhe tek shërbimin shëndetësor, jo! Të përfaqësosh vlerat qytetare, sipas Ramës është dështim, të kriminalizosh shtetin dhe qeverinë, jo! Ky modeli i Edi Ramës duhet zhdukur një orë e parë! Basha është modeli i politikanit europian, që mbart në karrierën e tij arritje historike për vendin. Ai është nder kontribuesit kryesore për ndërtimin e Rrugës së Kombit, Rama u vuri taksë shqiptarëve të veriut dhe Kosovës.
Basha është ndër kontribuesit kryesorë të anëtarësimit të vendit në NATO, Rama po e mban peng tash 6 vjet hapjen e negociatave.”

 

Ina Zhupa risjellë në kujtesë se Shqipëria fitoi liberalizimin e vizave nën lidershipin e Bashës, ndërsa për kreun e qeverisë shprehet se shndërroi Shqipërinë në vendin me taksat më të larta dhe mashtroi për 300 mijë vendet e punës.

 

“Lulzim Basha punoi për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të saj, Edi Rama, siç e thonë media dhe ekspertë ndërkombëtarë, u investua personalisht për ndarjen e saj. Ai mashtroi shqiptarët për 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, rend dhe siguri, ulje të çmimit të produkteve të shportës, ulje të çmimit të energjisë, etj. E shndërroi Shqipërinë në vendin me taksat dhe çmimet më të larta, ku 1/3 e qytetarëve nuk sigurojnë dot as ushqimin e përditshëm. Arritjet e Ramës, me të cilat tashmë ka një vend të përcaktuar në histori, janë kriminalizimi i shtetit, shndërrimi i Shqipërisë në Kolumbinë e Evropës, vendi më i korruptuar dhe me emigracionin më të madh. Nëse dështimi do të kishte një emër tjetër, ai do të ishte Edi Rama!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *