Partia Demokratike ka vënë në pikëpyetje garën për projektin Thumanë-Kashar. Departamenti Antikorrupsion në PD, në një deklaratë për mediat, pretendon se si fillim është anuluar koncesioni korruptiv që i ishte dhënë një oligarku të afërt me kryeministrin Edi Rama. Por sipas PD, e gjitha kjo është bërë që të shpallet fituese një kompani fiktive, me të cilën ka njohje edhe ministrja Belinda Balluku.

 

“Qeveria ka anuluar kontratën koncesionare me PPP për ndërtimin e segmentit Thumanë – Kashar – Lekaj. Koncesioni ishte korruptiv dhe Partia Demokratike dokumentoi sesi ishte dyfishuar vlera reale e ndërtimit të rrugës dhe ishte zgjedhur drejtpërdrejtë oligarku, mik i Kryeministrit. Ministria e Infrastrukturës pritet që shumë shpejtë të hapë “garë” për ndërtim me koncesion të tipit BOT, për këtë aks rrugorë, që nënkupton ndërtimin e rrugës nga kapitali privat, dhe më pas kompania përfiton fondet nga taksimi i aksit për një periudhë së paku 30 vjeçare. Pyetjet që duhet të marrin përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës janë: A është paracaktuar si fituese e kësaj procedure fiktive kompania “TERNA” dhe a ka kontakte personale Ministrja Belinda Balluku me këtë kompani?”

 

Gjithashtu, demokratët kërkojnë sqarime nga Balluku nëse e gjithë gara po bëhet ashtu siç kërkon kompania “TERNA” me qëllim që të eliminohet konkurrenca dhe të shpallet ajo fituese.

 

“A është urdhëruar Komisioni që të hartojë kriteret dhe dokumentat e tenderit, duke ja përshtatur ato klientit të paracaktuar dhe me të cilin ka arritur pazarin e rradhës? A janë duke u hartuar propozimi teknik dhe financiar, si dhe kriteret e tenderit, sipas kushteve që i plotëson vetëm një kompani, duke eleminuar në këtë mënyrë konkurencën e lirë, që është parakusht ligjor për çdo prokurim publik?”

 

Koncesion BOT do të thotë Ndërtim-Operim -Transferimin. Kjo formë koncesionare parashikon ndërtimin e rrugës nga kapitali privat, kompania më pas përfiton fondet nga taksimi i aksit për një periudhë së paku 30 vjeçare. Pas përfundimit të koncesionit dhe periudhës së pagesës, rruga kalon në pronësi të shtetit shqiptar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *