Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 May 2026
Vizion fokus

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin...

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të...

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron garanci pasurore...

Pesë të plagosur nga sulmi rus në Ukrainë

Aksident me vdekje në Durrës

Shpërthim me tritol në Laç! Vendoset lënda plasëse në...

“EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për modernizimin e...

Raporti i Komisionit Europian, Rama: Negociatat kanë avancuar, Shqipëria...

Putin: Lufta po i afrohet fundit! I gatshëm të...

PD depoziton “lustracionin”/ Bylykbashi: Nuk mbështesim nismën e Alibeajt për hapjen e dosjeve

28 Shtator 16:38

Për të tretën herë partia demokratike tenton që të kalojë në parlament një ligj për lustracionin.

 

Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi ka depozituar sot në kuvend një draft, i cili synon që për një periudhë 5-vjeçare asnjë person që ka qenë anëtar i byrosë politike, anëtar i komitetit qendror , i presidiumit të kuvendit popullor, hetues e prokurorë e gjyqtarë në gjyqe politike, anëtarë të ish-sigurimit të shtetit apo bashkëpunëtore, të mos kenë më të drejtë të zgjidhen apo emërohen deputetë, kryetarë bashkie, ministra, prokurorë a gjyqtarë.

 

OERD BYLYKBASHI

NENKRYETAR, PD

“ne e depozitojmë me qëllim që në funksionet drejtuese të shtetit shqiptarë dhe në një seri funksionesh tjera publike të rëndësishme, funksionarët e lartë politikë të partisë së punës, drejtuesit e aparatit të dhunës, pra të Ministrisë së Brendshme, të hetuesit, prokurorisë, gjykatës, të sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorët e sigurisë së shtetit që kanë kryer aktivitet duke dhunuar të drejtat e shqiptarëve të mos jenë më në funksion të tyre.”

 

Ligji në thelb është ai i vitit 2008, por është rregulluar në përputhje me vendimin e gjykatës kushtetuese që e rrëzoi asokohe.

 

Bylykbashi ka shfrytëzuar parashikimet kushtetuese për dekriminalizimin për të hartuar draftin e lustracionit.

 

“Tashmë me ndryshimet që iu bënë për pastërtinë e figurës, për të larguar kriminelët nga parlamenti është e njëjta bazë kushtetuese e cila vlente që në atë kohë për të lustracionin.”

 

Ndërkaq Bylykbashi e ka bërë të qartë se partia demokratike nuk e mbështet nismën e Enkelejd Alibeajt për hapjen e plotë të dosjeve.

 

 

“Të gjitha ato propozimet e tjera që janë aty vetëm për të krijuar një zhurmë, apo për të goditur kundërshtarët politikë janë të pambështetëshme.”

 

Nga ana tjeter PD nuk mbështet as nismën e PS që prek Ilir Metën, që të verifikohen edhe njëherë të gjithë politikanet që e kanë kaluar njëherë vetingun për lidhje me ish-sigurimin e shtetit nga komisionet Mezini e Bezhani.

 

Drafti i PD parashikon që vetëm gjykata e lartë ka të drejtë të kryejë riverifikimin e këtyre personave.

 

Por drafti i PD vështirë të merret parasysh përsa kohë që mazhoranca ka deklaruar se nuk diskuton asnjë nisëm të Sali Berishës.

 

 

“Të shohim nëse do të vazhdojë të jenë mbrojtësit e flaktë të krimit të komunizmit siç kanë qenë deri më sot.”

 

Aktualisht ne parlament po diskutohen dy nisma që gëzojnë mbështetjen e PS dhe grupit Alibeaj, e para për hapjen e plotë të dosjeve, e dyta që autoriteti të hetojë sërish ata politikanë që janë kontrolluar në vitet 90’.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Alibeaj bylykbashi hapja e dosjeve lustracioni

Nga e njëjta kategori

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin shkurt në Sarandë, shpallen në kërkim dy autorët (EMRAT)

më shumë...

Masa të reja kundër duhanit? Ekspertët: Të zbatohet ligji aktual, duhet më shumë edukim tek të rinjtë 

më shumë...

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të ambasadorit të BE-së, Gonzato

më shumë...

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:30

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar...

12:28

Masa të reja kundër duhanit? Ekspertët: Të...

12:18

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në...

12:00

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka...

11:54

“8 vite me atë që mbaj kanë...

11:18

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron...

11:04

Pesë të plagosur nga sulmi rus në...

10:42

Aksident me vdekje në Durrës

10:33

Protesta e PD, procedohen 6 persona, mes...

10:29

Shpërthim me tritol në Laç! Vendoset lënda...

9:53

“EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për...

9:39

Raporti i Komisionit Europian, Rama: Negociatat kanë...

9:22

6 përfitime shëndetësore të lëngjeve nga fruta-perimet...

9:08

Putin: Lufta po i afrohet fundit! I...

8:45

Vijon konflikti Hezbollah-Izrael, nëntë të vrarë nga...

8:42

Parashikimi i motit për sot, sa do...

8:20

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Maj...

10:58

Mijëra nxënës shkollash në Gjermani protestojnë kundër...

10:31

Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran

10:01

Uashingtoni pret përgjigjen e Iranit ndaj propozimit...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me t...
  • I lidhur me Vanesën, por plane për të ardhmen më një tjetër...
  • Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menax...
  • Astrologu: Këto 3 shenja horoskopi do ta kenë jetën më të le...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.