Kryetari i degës së PD Durrës, Ferdinand Xhaferri denoncon emërimin e Drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit si të motivuar politikisht dhe qw sipas tij tregon degradimin e pushtetit të Edi Ramës.

“Ardian Iljazaj, u cilësua nga kryeministri në ikje në janar 2019 si “drejtori halabak” i Kadastrës së Durrësit. Ai u shkarkua nga detyra dhe u arrestua për pak kohë për tjetërsim pronash në Kepin e Rodonit. Tani, halabaku i Ramës do të menaxhojë fondet publike të Bashkisë së Durrësit në prag të zgjedhjeve”, tha Xhaferri ne nje deklarate per mediat.

DEKLARATË E KRYETARIT TË DEGËS SË PD DURRËS, FERDINAND XHAFERRAJ

Të nderuar gazetarë, personi që qartazi përcaktohet nga kryeministri si halabak, para tre ditësh është emëruar drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit. Besoj se nuk ka nevojë për koment për papërgjegjshmërinë, për arrogancën dhe nëpërkëmbjen që Edi Rama i bën qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Por nuk është vetëm kaq, përditë shikojmë qytet që vetëm shkatërrohet, përditë shohim qytet që rrënohet sepse nuk i shërbehet qytetit por korrupsionit.

Shikoni delegimet e papërgjegjshme në tabelën këtu:

• Ish drejtoresha e Shërbimeve, Emirjana Sako delegohet nënkryetare bashkie dhe më tej delegohet si kryetare Bashkie.
• Pse nënkryetari i bashkisë mban edhe funksionin e drejtorit Juridik?
• Pse përgjegjësja e sektorit të Burimeve Njerëzore është edhe drejtoreshë e Burimeve Njerëzore?
• Pse përgjegjësja e sektorit të Politikave të Territorit është edhe drejtoreshë e Politikave të Territorit?
• Pse drejtori Ekonomik është edhe drejtori i Përgjithshëm Ekonomik?
• Pse halabaku u emërua drejtor Shërbimesh, ndërsa tek drejtoria e Politikave të Zhvillimit të Turizmit nuk kemi drejtor, aktualisht në kulmin e sezonit turistik, një sezon ky krejt ndryshe për bizneset dhe turizmin e Durrësit, ku vjen pas tërmetit dhe pandemisë, ku bashkia duhet të ishte shumë pranë bizneseve.

Katër persona mbajnë tetë pozicione, kur kemi me dhjetëra e qindra të rinj durrsakë që janë shkolluar përmes shumë sakrificave këtu dhe jashtë vendit, dhe na kontaktojnë çdo ditë duke shprehur zhgënjimin e tyre.

Përgjigjen fatkeqësisht e dimë të gjithë: sepse në Shqipërinë e Ramës nuk i shërbehet qytetarit, por i shërbehet korrupsionit, sepse në Shqipërinë e Ramës nuk drejton ligji, por dosja “339”.

Zgjidhja është e thjeshtë dhe e ka shprehur vazhdimisht lideri i opozitës, z.Lulzim Basha, një ekonomi normale, një administratë normale, një Durrës normal, një Shqipëri normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *