Subscribe

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka hartuar një buxhet elektoral që nuk mbështet procesin e rindërtimit dhe nuk orienton fondet drejt përballjes me pandeminë e koronavirusit. Anëtarja e Kryesisë së PD, Jorida Tabaku ka deklaruar se buxheti i 2021 është një lajmi i keq për çdo shqiptar.

 

JORIDA TABAKU

ANETARE E KRYESISE, PD

Ky buxhet nuk zgjidh dhe as shtron rrugën për të kapërcyer krizën ekonomike dhe sociale të tërmetit 2019 dhe gjithashtu edhe të pandemisë. Mijëra qytetarë janë sot ende nën çadra, sheshet e rindërtimit janë projekte 3D, që nuk kanë nisur të ndërtohen, sepse prioritet për këtë qeveri nuk ishte ndërtimi i shpejtë i banesave, por vjedhja e fidanëve të rindërtimit.

 

Sipas Tabakut sot numërohen më shumë se 100 mijë të papunë dhe rënia ekonomike pritet të jetë në kufijtë e 10%.

 

Buxheti është një gënjeshtër e madhe elektorale. Nuk ka për të patur as rritje pagash reale, as heqje taksash të vërteta. Është vetëm një karrem për të marrë ndonjë votë përmes mashtrimeve të paskrupullta.

 

Tabaku ka theksuar se buxheti i miratuar në parlament parashikon 120 mln euro për koncesionet.

 

Prandaj ky buxhet është asgjë më pak se sa “Arka personale e oligarkëve”. Ata po përdorin këtë buxhet që nga taksat e larta që i merren të punësuarve, vetëpunësuarve, biznesit dhe çdokujt tjetër të fitojnë kontrata të sigurta disa milionë euro. Janë 120 mln euro për PPP, 38 mln euro për tendera rehatie të zyrave qeveritare apo dhe 1.7 mld euro që janë vetëm 7 projekte të reja të panevojshme në këtë vit të vështirë dhe delikate.

 

Për partinë Demokratike, ky është buxheti i fundit i qeverisë Rama pasi në 25 prill shqiptarët do t’i besojnë votën koalicionit opozitar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *