E martë, 27 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: Begaj të mos dekretojë “Tiranën”, vendimi i shkarkimit të Veliajt është pezulluar

Partia Demokratike deklaroi se Presidenti i Republikës duhet të respektojë Kushtetutën dhe të mos dekretojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi se vendimi i shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë është pezulluar në momentin që Veliaj ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, ndaj nuk mund të zhvillohen zgjedhje në Tiranë.

“Në mënyrë automatike, vendimi i shkarkimit pezullohet. Presidenti, që është autoriteti për të shpallur zgjedhjet, duhet të verifikojë procedurën para se të konstatojë ekzistencën e vakancës dhe dekretin. Presidenti s’mund të dekretojë datë zgjedhjesh.”

Reklamë

Por, pavarësisht argumenteve ligjore, Bardhi ka shpjeguar se nuk ka asnjë pritshmëri nga Kryetari i Shtetit, Bajram Begaj.

“Nëse më pyet se çfarë bën jo Presidenti, por Bajram Begaj, besoj se do të bëjë atë që do të urdhërojë Rama. Ka treguar në të shkuarën se nuk pyet as për Kushtetutë dhe as për ligj. Do të ishte shkelje e rëndë në ushtrim të detyrës që sjell përgjegjësi për Presidentin e Republikës.”

Reklamë

Sipas Bardhit, në këtë moment, Gjykata Kushtetuese mund të marrë rol aktiv e të sqarojë se vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt është pezulluar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë