Subscribe

Heqja e mandatit te deputetit per socialistin Koço Kokedhima duket se eshte vetëm faza e pare e betejës se opozitës kundër tij. Demokratet kërkojnë ndryshimin e kushtetutës ne mënyre qe çdo deputet, te cilit i është hequr mandati njëherë nga Gjykata Kushtetuese, te mos kete te drejte te kandidoje me per deputet, nje amendament qe nxjerr jashtë parlamentit përgjithmonë Koço Kokedhimen dhe Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja. Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka kërkuar votat e socialisteve kundër fenomenit Kokedhima, i cili sipas tij, do jete Ministri i Ardhshëm i Turizmit.
Edi Paloka: Pas dekriminalizimit hadje të bëjmë bashkë pa ju detyruar kush, si tek Dekriminalizimi, hadje ta bëjmë dhe Dekusarizimin që, Koçot, Beqet dhe kush me vetëdije, vjedhin paratë e shqiptarëve, të mos kenë të drejtën të rikthehen në Parlament apo edhe në Qeveri.
Por kërkesa e PD per ndryshimin e Kushtetutës nga mazhoranca u cilësua thjesht si nje kusht i ri per reformën ne drejtësi.

Gramoz Ruçi: Doni të bëni shtyrje, shtyrje, shtyrje…me kalendat greke që ajo të mos miratohet, me qëllim që negociatat të mos hapen. Sot dorëzuat një amendim, një javë më parë bëtë të njëjtën gjë, javën tjetër do sillni diçka tjetër.

Ne dy legjislaturat e fundit Gjykata Kushtetuese i ka hequr mandatin 2 deputeteve per përfitim te fondeve publike, Koço Kokedhima e Ilir Beqja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *