Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi mendon se ndryshimi rrënjësor mund të vijë vetëm nga partitë e reja politike.

 

Për këtë arsye, ai kërkon nga qytetarët që votën më 25 prill ta hedhin për BD, duke premtuar rikthimin e besimit për ta.

 

“Me qytetarët e zonës së Selitës diskutuam përparësitë e Bindjes Demokratike në raport me forcat e konsumuara politike, që e kanë shpërdoruar besimin e zgjedhësve për dekada me radhë. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të thella strukturore dhe për reforma të qenësishme, të cilat mund të nxiten vetëm nga faktorët e rinj politikë. Mbështetje për projektin më të mirë, kandidatët më të denjë dhe listën 100 përqind të hapur”, u shpreh Astrit Patozi në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *