Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi nuk kurseu ironinë me dy liderët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Referuar një postimi të bërë nga Kryemadhi këtë të shtunë për koronavirusin, Patozi uroi në “Facebook” që kjo temë të mos e ndajë atë me Bashën.

Ai tha se duhet që të dy liderët të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të dalin me qëndrim të unifikuar për pandeminë.

“Pas deklaratës së Monikës nga Mali i Tomorrit për mosnjohjen e COVID 19, duhet kërkuar dhe pritur me mbajtje fryme qëndrimi i Lulzim Bashës për këtë çështje. Shpresoj ta kenë të rakorduar dhe ta mendojnë njësoj, sepse ndryshe i bie që të lëkundet fort koalicioni i tyre i parimeve të forta, gati 6 muaj para zgjedhjeve.  Në fakt, koronavirusi është një temë shumë serioze, me të cilën nuk mund të bësh dot gallatë dhe nuk mund ta marrësh dot me shaka edhe  kur ngjitesh nëpër male për pelegrinazh. Nuk është, fjala vjen, si debati popullor i ditëve te fundit për njohjen apo mosnjohjen e zgjedhjeve në Bjellorusi nga Shqipëria, së cilës fati i ka qëlluar të jetë kryesuese e OSBE-së. Madje nuk ka të krahasuar edhe me diferencën mes taksës së sheshtë dhe asaj progresive, që po na shitet sikur do të vendosë fatin e pushtetit të ardhshëm në Shqipëri. Dashtë Zoti që COVID 10 të mos e ndajë Lulin nga Monika!”

Monika Kryemadhi tha sot nga Mali i Tomorit se koronavirusi mundet me oksigjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *