Pasi akuzoi Partinë Demokratike për vjedhje votash për rezultatin e dobët që mori në zgjedhjet e 25 prillit, Nard Ndoka vijon të “shënjestrojë” Lulzim Bashën.

 

Kësaj radhe, ai ka ironizuar duke publikuar një foto, ku shfaqet krah kryedemokratit në vitin 2017, e ku pozojnë të buzëqeshur.

 

“Qesh e ngjesh”, shkruan me ironi Ndoka krahas fotos.

 

Pak ditë më parë, ish-aleati i PD, u shpreh përmes një mesazhi në rrjetet sociale se ndihet i tradhtuar nga Basha, teksa shtoi se PD do të kthehet në një parti islamike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *