Në zgjedhjet për bashkinë Dibër do të marrin pjesë të gjitha partitë kryesore në vend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar si garues në përballjen elektorale të 11 shtatorit PD, PS, LSI dhe partit të tjera parlamentare të majta e të djathta. Në zgjedhjet për kryebashkiak të Dibrës, opozita do të kandidojë deputetin Sherefedin Shehu. Ndërkohë Partia Socialiste ende nuk ka vendosur se cili do të jetë kandidati i saj, edhe pse po mendohet për një zyrtar në Peshkopi. Nga ana e saj LSI duket se nuk shfaq interes për të kandiduar një emër të sajin për garën e 11 shtatorit. Sipas përcaktimeve ligjore, afati për regjistrimin e kandiaturave është deri më datë 19 gusht, ndërkohë që për koalicioni afati është deri fillim javën e ardhshme. Zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Dibrës zhvillohen pas shkarkimit të kreut të kësaj njesie Shukri Xhelili, pas përfshirjes në një skandal seksual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *