Subscribe

Puna e pare e Parlamentit do te jete vetingu. Komisioni i Ligjeve do te nise te martën shqyrtimin e 3 projektvendimeve qe kane te bëjnë me strukturën e organeve te vetingut dhe 185 punonjësve te tyre, me miratimin e te cilave Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit mund te nisin zyrtarisht nga puna

 

Ne projektvendimin per strukturën e komisionit te posaçëm te kualifikimit, bie ne sy se numrin me te madh te punonjësve e zene këshilltaret ligjore, 12 te tille, 4 këshilltare do te jene ekonomike. Ne strukture jane përllogaritur zedhenesi e përkthyesit: ne total komisioni i posaçëm i kualifikimit do te kete 68 punonjës.

 

Kolegji i apelimit ka kërkuar qe struktura e tij te përfshijë 65 punonjës, mes tyre 7 këshilltare  ligjore e po aq ekonomike, 5 përkthyes. Komisioneret publike kane propozuar nje strukture me 52 punonjës ku përfshihen 12 këshilltarë ligjore e ekonomike.

 

Komisionet e vetingut u miratuan nga parlamenti ne 17 qershor dhe qeveria u ka caktuar edhe godinat ku do te punojnë, me miratimin e organikes nga parlamenti gjithçka është gati per skanerin e gjyqtareve dhe prokuroreve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *