Drejtuesi Politik i PD në Qarkun Durrës, Edi Paloka, në takimin e radhës me banorë të zonës së Arapaj, paralajmëroi largime të tjera nga PS.

“Ramës kanë filluar t’i ikin dhe funksionarët. Madje njëri prej tyre ishte administrator i kënetës dhe vendosi të largohej. Janë të tjerë që do të ikin prap, të cilët janë dhe në punët të mira, por që thonë se nuk vazhdohet me Ramën. Deri këtu ka arritur puna, kur ikin ata dhe e kanë kuptuar që me Ramën nuk vazhdohet, pjesa tjetër që kanë 8 vjet që provojnë në kurriz “pushtetërimin” e tij, nuk duhet të kenë dilema.”

Në përfundim të takimit, Paloka theksoi se tashmë janë mazhorancë ata të cilët kërkojnë largimin e Ramës dhe se me 25 prill, duhet të votojnë për këtë ndryshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *