Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla paralajmëroi së do t’iu “nxihet jeta” të gjithë atyre personave që me të ardhurat nga bota e krimit kanë ndërtuar pasuri që nuk i justifikojnë.

 

Gjatë fjalës në Kuvend, numri dy i socialistëve deklaroi se pasuria e sekuestruar do të shkojë jo vetëm në të mirë të të ardhurave për Policinë e Shtetit, por dhe në buxhetin e rindërtimit për familjet që kanë ngelur pa banesa pas tërmetit.

 

“Fokusi i Kuvendit duhet të jetë te çështjet e përditshme. Padyshim dhe unë nuk dua që t’i ndajmë temës së ditës, pasi pashë deputetë të caktuar të opozitës kishin rezerva, apo mosdakordësi lidhur me paketën ‘Anti-KÇK’, për verifikimin e pasurive të vëna nga gupet kriminale, apo dhe nga veprimtaritë terroriste. Nuk di dhe nuk mund të gjejë me përjashtim të opozitës jo parlamentare, ata kanë të drejtën e tyre ta kundërshtojnë. Pasi ata janë kundër çdo gjejë që bëhet në këtë vend. Antikushtetuese, për ta quajtur shkelje të të drejtave të njeriut. Ju lutem lexojeni. Edhe pse këta maskarenj që vinë nga bota e krimit të organizuar i nxinë faqen këtij vendi për 30 vite.”

 

Balla përmendi edhe kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilin tha se nuk e ka pritur mirë miratimin e paketës “Anti-KÇK”.

 

“Unë e mirëkuptoj Lulzim Bashën që po qan sot e gjithë ditën, dhe dje se qeveria e drejtuar nga Rama, në betejë pa kompromis, ka miratuar akt normativ që ai nuk e do. Po ju jo ( i drejtohet opozitës parlamentare). Unë i jam mirënjohës shumicës, pasi dallimi juaj me opozitën e vjetër është se ju e keni mbështetur reformën në drejtësi. Ka ndonjë që e gënjen Luli akoma dhe se ka mbështetur. Në këtë frymë do të doja që t’ju ftoja që sapo akti normativ të ketë mbyllur shqyrtimin në komisione, ne do ta ratifikojmë. Ne duhet t’ja nximë jetën të gjithë atyre që bëjnë të fortin në lagje dhe komunitete dhe që me paratë e ardhura nga bota e krimit kanë ndërtuar dhe kanë pasuri që nuk justifikojnë. Nuk është se po shpikim ne rrotën në këtë qasje, por është model që e kanë bërë dhe vende të tjera. Ne i kemi ligjet. Është ngritur SPAK o Lulzim dhe e ka detyrë funksionare hetimin. Edhe sot e ka detyrim që të identifikojë dhe monitorojë persona të përfshirë në rrjete.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *