Drejtoresha e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Andrea Ammon paralajmëron se Evropa do të goditet nga një valë e dytë e coronavirusit

Ajo kërkon që kontinenti të përgatitet për një krizë tjetër. Sipas saj, kjo krizë është e pashmangshme sepse pak njerëz do ta kenë zhvilluar imunitet ndaj COVID-19.

Ammon shprehet se virusi nuk do të largohet së shpejti dhe beson se betëja kundër COVID-19 do të jetë e gjatë. Evropa është bërë qendra e krizës koronavirus, shprehet ajo.

Shumica e ekspertëve dakordësohen në pikën që infeksioni është i detyruar të rishfaqet në një valë të dytë në mungesë të një vaksine ose kurimi për koronavirus. Mendohet se vala e dytë do të shpërthejë gjatë dimrit, periudhe e cila përkon me sezonin e gripit.

Sa i përket izolimit dhe masat që u morën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Ammon tha: “Unë besoj nëse do t’i kishim përdorur këto masa më herët, mund të ishte e mundur për të shpëtuar jetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *